Site icon Telegrafi

Barcelona i ofron kontratë të re Semedos

Barcelona thuhet se i ka ofruar kontratë të re Nelson Semedos.

Marca raporton se Blaugranasit nuk e duan largimin e mbrojtësit portugez dhe dëshirojnë të blindojnë atë me një marrëveshje të re.

Semedo ka kohë që lidhet me një largim nga Camp Nou, mirëpo duket se kjo gjë është vetëm një spekulim nga mediat në Spanjë.

Kampioni i La Liga-s po i ofron mbrojtësit një kontratë që do të mbajë atë deri në verën e vitit 2025.

Lexo po ashtu Antonio Conte e do me ngulm Nelson Semedon te Interi

Në garë për transferimin e lojtarit janë shumë skuadra si, Manchester City, Manchester United, Juventus, Arsenal dhe Inter.

Semedo madje thuhej se mund të shkëmbehej me Joao Cancelon e Citizens në këtë afat kalimtar veror, mirëpo katalunasit duan t’i ofrojnë atij një kontratë të re. /Telegrafi/

Exit mobile version