Telegrafi

Barcelona i ofron kontratë të re Ansu Fatit

Barcelona po mendon që ta blindojë Ansu Fatin me kontratën e re.

Sipas asaj që raporton CatRadio, skuadra katalunase ka filluar bisedimet me sulmuesin e talentuar për kontratën  e re, pas debutimit impresionues në La Liga.

Lojtari 16-vjeçar u bë më i riu në histori të Blaugranasëve që shënon në ligën spanjolle, ndërsa i treti për nga mosha në La Liga në përballjen ndaj Osasnunas.

Ansu Fati (Foto: Goal.com/Getty Images)

Fati po vazhdon me formë të lartë edhe në këtë sezon, derisa në fundjavën e kaluar shënoi ndaj Valencias.

Lexo po ashtu Valverde flet për talentin Fati: E ka ekzagjeruar me paraqitjen e tij, është lojtar që ka diçka speciale

Kontrata aktuale e mban Fatin në Camp Nou deri në vitin 2022, andaj Barcelona nuk dëshiron të rrezikojë me humbjen e tij.

Shumë skuadra janë duke e mbajtur një shikim afër 16-vjeçarit, e që kjo ka bërë që Barcelona t’i ofrojë lojtarit një marrëveshje të re. /Telegrafi/