Telegrafi

Barcelona ofron Hleb për Ashley Young

Barcelona raportohet se mund të provojë fatin për të bindur Martin O’Neill të lejojë Young të largohet nga klubi. Young, i cili u zgjodh Futbollistë i Ri i Vitit në Premier League, mund të përshtatej në mënyrë të përkryer me ekipin e ri të Barcelonës.

O’Neill kategorikisht mohon largimin e Young, por ndonjë ofertë e bujshme nga gjiganti spanjoll mund të ndryshojë mendjen e trajnerit. Barcelona mendon të përfshijë në ofertë edhe mesfushorin Aleksandr Hleb, për të cilin trajneri i Villas tashmë ka shprehur interesim.

“Young ka qenë impresiv vitin e kaluar. Ai përfundoi sezonin në formë të shkëlqyeshme dhe është në lojtar të cilin Guardiola e dëshiron. Ende nuk ka pasur kontakte, por klubi po i bën planet për momentin”, ka thënë burimi spanjoll për Daily Star.