Telegrafi

Barcelona ofron dy lojtarë për shërbimet e Koundes

Barcelona thuhet se është e bindur se do të nënshkruajë me mbrojtësin e Sevillas, Jules Kounde në këtë afat kalimtar.

Francezi ka pasur një numër admiruesish këtë verë, me skuadrën katalanase dhe gjigantët e Ligës Premier, Chelsea, duke udhëhequr garën për nënshkrimin e tij.

Megjithatë, skuadra e Xavit duket se ka shumë të ngjarë të arrijë një marrëveshje me rivalët e tyre në ligë – pasi ata janë të përgatitur të ofrojnë dy lojtarë në çdo marrëveshje për 23-vjeçarin.

Lexo po ashtu Pesë formacionet se si sulmi i Barcelonës mund të duket në edicionin 2022/23 - shumë opsione për Xavin

Sipas SPORT, gjigantët katalanas po përgatiten të bëjnë një ofertë zyrtare për Kounden dhe janë të gatshëm të përfshijnë anësorin Abdessamad ‘Abde’ Ezzalzouli dhe mesfushorin Nico Gonzalez në atë marrëveshje.

Dy lojtarët janë konsideruar të tepërt ndaj kërkesave në Nou Camp dhe duan t’i largojnë për lirimin e pjesës së pagave.

Sevilla po pranonte për një tarifë prej 60 milionë euro për reprezentuesin francez, që është një shifër që Barcelona nuk është e gatshme ta përmbushë përmes parave të gatshme. /Telegrafi/