Barcelona vazhdon të insistojë për transferimin e qendërmbrojtësit francez Jules Kounde nga Sevilla.
Kounde është njëri nga mbrojtësit më të mirë në Evropë në dy vitet e fundit dhe është dëshira kryesore e trajnerit Xavi Hernandez për repartin defensivë.
Sevilla i ka rezistuar shumë ofertave deri më tani për lojtarin dhe katalunasit i kanë bërë një propozim të ri klubit andaluzian.
Barça i ka ofruar 40 milionë euro para plus shërbimet e sulmuesit holandez Memphis Depay për ta transferuar Jules Kounden.
Sevilla është duke analizuar këtë ofertë dhe sipas mediave spanjolle është gati ta pranojë atë.
Për Kounden në garë janë edhe dy skuadrat e mëdha angleze Chelsea dhe Man City, por dëshira e lojtarit është të mbetet në La Liga. /Telegrafi/