Barcelona nuk do të lejojë Philippe Coutinhon që të largohet në afatin kalimtar të janarit.
Ylli brazilian nuk po arrin që të rigjejë formën e tij te skuadra katalunase, me këta të fundit që e duan largimin e tij.
Por, Ronald Koeman nuk dëshiron që të largojë Coutinhon në janar, duket ditur se gjendja e tyre financiare nuk është e mirë.
Sipas asaj që raporton ESPN, Blaugranasit duan ta mbajnë lojtari deri në fund të sezonit dhe në verën e vitit të ardhshëm t’i ndajnë rrugët.
Coutinho është duke u kërkuar nga një numër i madh i skuadrave evropiane, mirëpo një rikthimi në Ligën Premier është më i mundshëm.
Braziliani në këtë edicion është paraqitur në 12 ndeshjes, derisa ka shënuar vetëm dy herë, që është një formë aspak e mirë. /Telegrafi/