Telegrafi

Barcelona nuk mundet të marr më shumë se një pikë ndaj Rayo Vallecanos

Rayo Vallecano dhe Barcelona kanë barazuar me rezultat 1-1 në kuadër të javës së 14-të të La Ligas.

Pjesa e parë u takoi vendasve që kishin shumë raste të mira shënimi, sidomos me Unai Lopez.

Goli u shënua pikërisht nga Lopez në minutën e 39-të të ndeshjes për 1-0.

Në pjesën e dytë Barcelona shtoi presionin, duke rrezikuar me Pedrin dhe Alejandro Balden, por që goli nuk erdhi.

U desh të pritej minuta e 82-të, që Barcelona të barazonte rezultatin, ku Florian Lejeune devijoi një goditje me kokë të Lewandowskit në portën e tij për 1-1.

Deri në fund skuadrat provuan të ndryshonin diçka por nuk ia arritën.

Barcelona pas këtij barazimi mbetet në vendin e tretë me 31 pikë, ndërsa Rao Vallecano është e teta me 19 pikë. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore