Site icon Telegrafi

Barcelona nuk merr më shumë se një pikë në udhëtim ndaj Granadas

Barcelona ka luajtur baras me rezultat 2-2 në udhëtim tek Granada, xhiro kjo e vlefshme për javën e nëntë në elitën e futbollit spanjoll.

Vendasit e gjetën rrugën e golit që në minutën e parë përmes Bryan Zaragozas i cili shfrytëzon mjaft mirë asistimin e Lucas Boyes për të tundur rrjetën e Marc Andre Ter Stegen.

Granada nuk u zmbraps pas epërsisë së krijuar dhe e dyfishuan atë në minutën e 29-të, ku përsëri edhe kësaj radhe protagonist kryesor ishte Zaragoza i cili fillimisht driblon mbrojtësin kundërshtar Jules Kounde për të dërguar më pas topin në rrjetë për herë të dytë.

https://twitter.com/ESPNFC/status/1711102835868213302

Reagimi i Barcelonës erdhi në minutat shtesë të pjesës së parë. Blaugranasit arritën ta ngushtojnë epërsinë në minutën e 46-të përmes golit të Lamine Yamal.

Të besuarit e Xavit ia dolën të barazojnë shifrat në minutën e 85-të të sfidës përmes Sergi Robertos i cili u fut në lojë nga banka rezervë.

https://twitter.com/ESPNFC/status/1711122523063017612

Barcelona shënoi në minutat e fundit të takimit por goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Ndeshjen e radhës katalanasit do të jenë nikoqir të Athletic Bilbaos në “Montjuic”, xhiro kjo e cila do të luhet pas pauzës me kombëtare. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version