Telegrafi

Barcelona nuk heqë dorë nga Marquinhos

Barcelona – Marquinhos, kjo dashuri e madhe mund të bëhet realitet së shpejti.

Mbrojtësi brazilian i Paris Saint Germain, Marquinhos është cak i gjigantit spanjoll që katër vite dhe më në fund mund të transferohet në ‘Camp Nou’.

Marquinhos nuk është i kënaqur me situatën e tij tek PSG ku nuk llogaritet i rëndësishëm dhe ka shprehur gatishmërinë për tu larguar.

Ndërkohë në Spanjë janë të sigurt se braziliani do t’i bashkohet Barcelonës në fund të stinorit.

Për ta mbyllur këtë marrëveshje, Barcelona është e gatshme të ofrojë 35 milionë euro. /Telegrafi/