Barcelona ka triumfuar 2-1 në shtëpi ndaj Portos në kuadër të rrethit të pestë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Skuadra katalunase ishte duke humbur pas gjysmë ore lojë, kur Pepe realizoi për mysafirët nga një asistim i Galeno.
Por, festa e portugezëve zgjati vetëm dy minuta, pasi Joao Cancelo i barazoi shifrat në 1-1.
CANCELO, THAT IS OUTRAGEOUS
WHAT A GOAL 🔥🔥🔥pic.twitter.com/gjG1EgvLV9
— Sara 🦋 (@SaraFCBi) November 28, 2023
Me këto dy gola edhe përfundoi pjesa e parë.
Në 45 minutat e dytë, Barcelona ishte më dominuese dhe shënoi golin e fitores.
JOAO FELIX SEQUIERA WJAT A FUCKING GOAL. pic.twitter.com/LOgFy3JDOg
— َ (@nuevezon) November 28, 2023
Ishte minuta e 57-të kur Cancelo asistoi te Joao Felix, që realizoi për 2-1 dhe për tri pikë të reja.
Barcelona është lidere me Grupit H me 12 pikë, Porto dhe Shakhtari me nëntë, ndërsa Antwerpi e vetmja pa asnjë sosh. /Telegrafi/