Telegrafi

Barcelona nuk do ta transferojë Fabregasin

Spekulimet se Fabregas do të mund të rikthehej në vendlindje muajve të fundit nuk patën të ndalur, ndërsa drejtori i Arsenalit është përkujdesur për heshtjen e këtyre spekulimeve.

“Ishte një bisedë private që u zhvillua në bord dhe janë bërë sigurime të nivelit më të lartë. Arsenali nuk pret që këto premtime të thyhen”.

“Unë nuk jam privuar nga këto bisedime, por më kanë treguar për ato. Ata na kanë thënë neve se nuk janë të interesuar gjatë kësaj vere. Por, nuk e di nëse në të ardhmen ata do të interesohen për të. Nuk besoj se do të ndodhë”, përfundoi Hill-Wood. /Telegrafi/