Telegrafi

Barcelona nuk bën hapin tjetër drejt titullit, dështon ndaj Rayo Vallecanos

Rayo Vallecano ka arritur ta mposht Barcelonën me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 31-të të La Ligas.

Ndeshja nisi më mirë për vendasit që kishin raste më shumë në start.

Goli erdhi në minutën e 19-të kur Sergio Camello asistoi te Alvaro Garcia që shënoi për 1-0.

Barcelona tentoi të barazojë rezultatin me Roberto Leëandoëskin dhe Gavin, por pa sukses.

Më të filluar pjesa e dytë Rayo Vallecano shënoi edhe njëherë.

Fran Garcia shënoi për 2-0 në minutën e 53-të, duke ia trasuar rrugën drejt fitores vendasve.

Barcelona ishte pothuajse e padukshme në fushë dhe në pjesën e dytë nuk është se kishte raste.

Krejt në fund Robert Lewandowski u shfaq dhe shënoi për 2-1.

Kjo humbje nuk është se ka rëndësi të madhe për Barcelonën, pasi që edhe Real Madridi humbi dje.

Barca me 76 pikë është lider, ndërsa Real Madridi është i dyti me 65 pikë, kur kanë mbetur edhe shtatë ndeshje deri në fund. /Telegrafi/