Presidenti i Barcelonës, Jose Maria Bartomeu, ka njoftuar se klubi do ta bëjë të ditur trajnerin e ri me 1 korrikut.
Ai ka folur për televizionin e klubit, ku nuk kanë munguar fjalët e mira për trajnerin aktual, Luis Enriquen.
“Luis Enrique ka qenë supertrajner për tre sezone. Ai është njëri prej trajnerëve më të mirë në histori të Barcelonës”.
“Ai nuk do të jetë këtu sezonin e ardhshëm, por ne jemi të lumtur me punën që ai e ka bërë deri më tani dhe do ta bëjë deri në fund të sezonit”.
“Klubi do të vazhdojë ta përkrah, siç kemi bërë gjithmonë, sepse ne shpresojmë ta përfundojmë sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme. Lojtarët janë të pikëlluar, por do të vazhdojmë të punojmë”.
“Do të përballemi me disa procese dhe më 1 korrik do të njoftojmë emrin e trajnerit të ri”, ka thënë i pari i klubit katalunas. /Telegrafi/