Site icon Telegrafi

Barcelona njofton për operimin e Gavit pas lëndimit të rëndë

Mesfushori i Barcelonës, Gavi është operuar gjatë mëngjesit të sotëm (e martë) dhe Barcelona ka njoftuar se gjithçka ka kaluar me sukses.

19-vjeçari spanjoll ka pësuar lëndim në xhiron e fundit të kualifikimeve për Kampionatin Evropian ‘Gjermani 2024’ ku Spanja fitoi 3-1 ndaj Gjeorgjisë.

Lëndimi i Gavit u duk i rëndë në pamje të parë dhe ashtu doli edhe pas analizave, pasi u kuptua se ka lënduar ligamentin ACL dhe mënikun.

Megjithatë, sot (e martë) gjatë ditës, Barcelona ka njoftuar se operacioni i lojtarit ka kaluar me sukses.

“Lojtari i ekipit të parë Gavi pati një operacion të suksesshëm në ligamentin e përparmë të kryqëzuar të gjurit të djathtë dhe një qepje të meniskut sot”.

“I mbikëqyrur nga Shërbimet Mjekësore të Klubit, mjeku Joan Carles Monllau kreu ndërhyrjen në Hospital de Barcelona”, thuhet në njoftimin e klubit katalunas.

Barça shpreson që Gavi të jetë i disponueshëm në fillim të sezonit të ardhshëm pasi ai do të humbasë këtë sezon dhe gjithashtu Euro 2024. /Telegrafi/

Exit mobile version