Lojtarët e Barcelonës, Gerard Pique dhe Sergi Roberto janë detyruar të largohet nga ndeshje ndaj Atletico Madridit shkaku i lëndimeve.
Barcelona u mposht nga Atletico me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e dhjetë në La Liga.
Megjithatë, humbja e ndeshjes nuk ishte gjëja e vetme negative që i ndodhi klubit nga Camp Nou.
Ekipi i drejtuar nga Ronald Koeman humbi edhe dy lojtarë shkaku i lëndimeve: Gerard Pique dhe Sergi Roberto.
Të dy lojtarët u detyruan të zëvendësohen në pjesën e dytë shkaku i lëndimeve, ndërsa më serioz mendohet të jetë ai i Pique.
Klubi katalunas së fundmi ka njoftuar me anë të rrjeteve sociale për lëndimet e lojtarëve të tyre.
“Gerard Pique ka një ndrydhje të gjurit të djathtë. Sergi Roberto ka një dëmtim të kuadricepsit të djathtë”.
“Të dy do t’i nënshtrohen testimeve të mëtejshme për të përcaktuar shkallën e saktë të lëndimeve të tyre”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/