Klubi i madh katalunas, Barcelona ka njoftuar largimin e menaxherit të përgjithshëm, Pep Segura, pas disa viteve të kaluara te klubi nga Camp Nou.
Segura mori vendimin e tij për tu larguar nga klubi pas emërimit të Patrick Kluivert si shef i ri i akademisë La Masia.
Largimi i tij do të shohë drejtorin sportiv Eric Abidal të rritet në detyrë të trashëguar përgjegjësitë e tij dhe t’i raportojë presidentit Josep Maria Bartomeu.
Është vet klubi spanjoll që ka njoftuar largimin e Seguras me anë të njoftimit në rrjetet sociale.
Agreement for the termination of Pep Segura's contracthttps://t.co/72pqBmkwOz pic.twitter.com/WWZ0zNEIAT
— FC Barcelona (@FCBarcelona) July 26, 2019
“FC Barcelona dhe Josep Segura kanë arritur një marrëveshje për të përfunduar kontratën e tij me klubin.
“FC Barcelona publikisht shpreh mirënjohjen e tij për Josep Segura për angazhimin dhe përkushtimin e tij, dhe i dëshiron fat dhe sukses në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e klubit katalunas. /Telegrafi/