Site icon Telegrafi

Barcelona nënshtron me goleadë Valencian

(Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Barcelona ia ka shënuar pesë gola Valencias dhe i ka pranuar dy, në ndeshjen e javës së katërt në La Liga.

Rezultatin e zhbllokoi talenti Anssumane Fati që në minutën e tretë, i asistuar nga Frenkie de Jong, të cilit menjëherë pas ia ktheu favorin dhe ai e dyfishoi epërsinë (7′).

Kevin Gameiro e ngushtoi rezultatin me golin e shënuar në minutën e 27-të duke e bërë skuadrën e tij që të shpresonte në pjesën e dytë.

Anssumane Fati (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Mirëpo, pak minuta brenda fraksionit të dytë, qendërmbrojtësi Gerard Pique e ngriti sërish epërsinë e Blaugranëve (51′).

Luis Suarez u rikthye në fushë duke u inkuadruar pas një ore lojë dhe i mjaftoi një minutë që të shënonte (61′), falë asistimit nga Arthur.

Luis Suarez realizoi dy herë (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Sulmuesi uruguaian e shënoi edhe golin e dytë në ndeshje në minutën e 82-të i asistuar nga Antoine Griezmann, ndërsa golin e dytë për mysafirët e shënoi Maximiliano Gomez në minutat shtesë (90’+2).

Barcelona është në vend të katërt me shtatë pikë nga katër ndeshje (dy fitore, një humbje dhe një barazim) dhe ndodhet dy pikë prapa liderit Atletico Madrid që pësoi nga Real Sociedadi.

Valencia ka pësuar edhe humbjen e dytë sezonale, ndërsa ka regjistruar vetëm një fitore dhe një barazim. /Telegrafi/

Exit mobile version