Site icon Telegrafi

Barcelona nën presion – Ter Stegen ende nuk ka rinovuar kontratën

Barcelona është e bindur se Marc-Andre ter Stegen do të rinovojë kontratën, sipas asaj që raporton Marca.

Portieri gjerman deri më tani ka refuzuar që të nënshkruajë marrëveshjen e re dhe duket se po kërkon përmirësim page.

Ter Stegen aktualisht po kërkon një pagë prej 18 milionë eurove në sezon, mirëpo Blaugranasit shpresojnë që të bindin atë me një pagë më të vogël.

Portieri deri më tani ka qenë këmbëngulës në kërkesat e tij dhe nuk dëshiron të rinovojë kontratë pa u plotësuar kërkesa e tij.

Kështu, Barcelona mund të rrezikojë të humbë top portierin, pasi ka disa skuadra evropiane që e monitorojnë situatën e tij.

Juventus, Manchester United dhe Bayern Muncih, së fundmi kanë qenë të interesuara në portierin gjerman. /Telegrafi/

Exit mobile version