Barcelona është përqendruar në futbollistët nga Amerika Latine.
Objektivi i fundit i katalunasve vije nga Brazili dhe fjala është për mesfushorin e Gremios, Matheus Henrique.
21-vjeçari është njëri nga mesfushorët më të talentuar në Brazil dhe ka shkëlqyer vitin e fundit me Gremion.
Falë paraqitjeve të mira me klubin bardhekaltër, Henrique ka debutuar edhe me Kombëtaren A të Brazilit.
Mesfushori qendror njihet si shkatërrues shumë i mirë i aksioneve dhe Barcelona po e sheh atë si zëvendësues të Arturo Vidalit.
Kiliani mund të rikthehet në Serie A ku po kërkohet nga Interi, e Henrique pritet ta zë vendin e tij.
Mediat spanjolle kanë raportuar se Barca është gati të ofrojë rreth 20 milionë euro për transferimin e talentit brazilian. /Telegrafi/