Telegrafi

Barcelona në kërkim të një mbrojtësi të krahut të majtë

Barcelona po mendon të përforcohet edhe më tej para fillimit të kampionatit të ri spanjoll.

Katalunasit si objektiv kryesor e kanë fitimin e trofeut të Ligës së Kampionëve dhe kjo ka detyruar kryesinë e klubit të mendojë sjelljen e lojtarëve të rinj.

Ernesto Valverde u shfaq në një konferencë për shtyp para ndeshjes me Vissel Koben, e cila do të jetë e dyta në fazën përgatitore të katalunasve.

Valverde (Foto: Getty Images)

Trajneri spanjoll ka pranuar se blaugranat janë të interesuar në blerjen e një mbrojtësi të krahut të majtë pasi në sezonin e kaluar kanë pasur probleme.

“Është e vërtetë se në atë pozitë kishim probleme vitin e kaluar dhe se është e mundur të inkorporojmë dikë. Ne jemi të hapur deri në fund të afatit kalimtar për të blerë lojtar për atë pozitë”, tha strategu.

Ndryshe, Barcelona deri më tani ka transferuar Antoine Griezmannin e Atletico Madridit si dhe Frenkie de Jongun e Ajaxit. /Telegrafi/