Site icon Telegrafi

Barcelona më në fund merr dritën jeshile për regjistrimin e Dani Olmos

Dani Olmo do të mund të luajë këtë të martë kundër Rayo Vallecano në kuadër të La Ligas, pasi klubi më në fund e ka regjistruar.  

Klubi do ta regjistrojë lojtarin në La Liga këtë të hënë pasdite dhe do të jetë në dispozicion të Hansi Flick.  

Barça vuajti, më shumë se sa e kishin parashikuar, për të liruar hapësirë në faturën e pagave të tyre dhe për këtë arsye futja në lisë e mesfushorit ka marrë disa javë më shumë se sa ishte planifikuar. 

Largimet e ditëve të fundit, veçanërisht ato të largimeve të Ilkay Gundogan dhe Clement Lenglet, dhe lëndimi i Andreas Christensen për dy muaj, do të lejojnë që emri i Olmos të regjistrohet para ndeshjes me Rayo Vallecanon.  

Barcelona ka marr miratimin e La Ligas, ndaj ata sigurojnë se Olmo do të regjistrohet sot. 

Lexo po ashtu Flick tregon se kur Olmo mund të luajë ndeshjen e parë si lojtar i Barcelonës

Barça zyrtarizoi nënshkrimin e Dani Olmos më 9 gusht, i cili nënshkroi kontratë deri në qershor 2030. /Telegrafi/  

Exit mobile version