Barcelona ka gjetur golin e parë në ndeshjen e tyre në shtëpi ndaj Sevillas.
Është sulmuesi spanjoll, Paco Alcacer, i cili ka shënuar ballë për ballë portierin kundërshtar për 1-0.
Goli i Alcacerit erdhi në minutën e 23-të të ndeshjes.
Ky gol erdhi pas një gabimi të mbrojtësit të Sevillas në tentim për t’ia kthyer topin portierit. /Telegrafi/