Telegrafi

Barcelona ndihet e vjedhur, nuk iu dha penallti në kohën shtesë

Barcelona barazoi me Rayo Vallecano me rezultat 1-1 në kuadër të javës së 14-të të La Ligas.

Tifozët e skuadrës katalanase ishin të zemëruar pas ndeshjes, pasi gjyqtari Jose Luis Munuer Montero, nuk iu dha penallti të pastër në minutën e 94-të të takimit.

Një futbollist i skuadrës vendase rrëzoi sulmuesin brazilian Raphinha, por gjyqtari heshti dhe rezultati mbeti 1-1.

Rezultati nuk ndryshoi deri në fund dhe Barcelona humbi mundësinë për të fituar.

Barça aktualisht është e treta në tabelë me 31 pikë të fituara, tre më pak se Girona, që ka një ndeshje më pak.

Real Madridi është në vendin e dytë me 32 pikë. /Telegrafi/