Telegrafi

Barcelona nderon viktimat e sulmit terrorist, largon emrat e lojtarëve nga fanellat (Foto)

Fanellat e Barcelonës nuk do t’i kenë emrat e yjeve në ndeshjen hapëse.

Në fanellën e klubit do të shkruhet vetëm ‘Barcelona’ për të nderuar viktima e sulmit terrorist që ka ndodhur të enjten.

Barcelona do të përballet me Real Betisin të dielën në kuadër të javës së parë të La Ligas.

Klubi katalunas ka marrë leja nga federata që ta bëjë këtë gjest që tregon mbështetjen e tyre për familjet e viktimave.

Po ashtu lojtarët do ta mbajnë në dorë një pankartë me mbishkrimin: #TotsSomBarcelona (Ne jemi Barcelona).

Po ashtu në fillim të ndeshjes do të ketë edhe një minutë heshtje. /Telegrafi/