Barcelonës i doli mjaftë punë me Slavian e Pragës, ku në fund u desh të kënaqen me barazim pa gola (0-0).
Ndeshja nisi shumë mirë për Barcelonën që kishin disa raste, duke filluar me Nelson Semedon që në minutën e 11-të.
Pas tij provoi Leo Messi në minutën e 35-të dhe 43-të, por që nuk arriti të shënojë.
https://twitter.com/NanaQwofy_/status/1191790675039268866
Edhe Slavia kishte rast të mirë, ku shënoi, por nga pozita jashtë lojës.
Gerard Pique kishte rastin e mirë të fundit në pjesën e parë, gjegjësisht në minutën e 43-të, por që portieri Ondrej Kolar ishte në vend.
Në pjesën e dytë Barcelona e rriti ritmin duke e kërkuar me ngulm golin. Në minutën e 59-të ishte Arturo Vidal që shënoi, por që goli u anulua nga VAR për pozitë jashtë lojës.
Messi provoi në minutën e 77-të, por Kolar mbrojti një rast të qind për qind.
Deri në fund nuk kishte gola dhe Barcelona u desh të pajtohet me këtë barazim që i mban në vendin e parë me tetë pikë.
Slavia ka dy pikë dhe është vetëm barazimi i dytë. /Telegrafi/