Barcelona do të luajë sonte në kuadër të ndeshjes së dytë të Copa del Rey.
Kataluansit para shikuesve të vetë do të mirëpresin skuadrën e Murcias, ku takimin e parë e kanë fituar me rezultat 3-0.
Tashmë trajnerët e të dyja skuadrave kanë publikuar formacionet e ekipeve respektive, ku shihen disa ndryshime.
Ernesto Valverde ka zgjedhur të pushoj disa prej lojtarëve kryesor të formacionit titullarë.
Barcelona: Cillessen; Semedo, Pique, Vermaelen, Digne; Denis, Oriol Busquets, Alena; Aleix Vidal, Alcacer dhe Deulofeu
Murcia: Santome, Fede Vega, Melgar, Orfila, Mateos, David Sanchez, Nadjib, Juanma, Renato, Llorente dhe Abel Molinero.