Telegrafi

Barcelona mund të mos e përballojë transferimin e përhershëm të Adamas

Lëvizja e mundshme e Adama Traores te Barcelona mund të pengohet nga gjendja e tyre financiare, ka pranuar presidenti i klubit Joan Laporta.

Anësori ka impresionuar që kur u bashkua me huazim nga Wolves në janar dhe gjigantët spanjollë janë shumë të prirur për të aktivizuar një klauzolë në marrëveshjen e tij të huazimit dhe për ta bërë lëvizjen e përhershme për një shumë rreth 35 milionë euro.

Por siç raportohet nga Athletic , Laporta pranoi se organizimi i financave të një transferimi do të ishte i vështirë.

Lexo po ashtu Christensen thuhet se ka kaluar testet mjekësore te Barcelona

Ai tha: “Adama ka ADN-në e Barçës, ai është një nga sulmuesit më të mirë në botë, ai është i shpejtë. Ne do të donim që Adama Traore të qëndronte këtu, është e mundur – por ne jemi në një situatë të vështirë financiare. Të shohim në fund të sezonit”.

Spanjolli ka performuar mirë që nga rikthimi i tij në Nou Camp, veçanërisht në debutimin e tij të dytë kundër Atletico Madrid, ku luajti 61 minuta dhe dha një asist për Gavi për të bërë rezultatin 2-0, ndërsa skuadra e Xavit triumfoi 4-2.

Lexo po ashtu Barcelona në hall: I duhen 250 milionë euro për Haalandin

Pavarësisht borxhit masiv të klubit, thuhet se ka besim se mund të tërheqë sulmuesin Erling Haaland këtë verë, edhe pse mund të duhen më shumë se 2500 milionë euro në tarifat e transferimit dhe pagat e kombinuara për të përfunduar marrëveshjen.

Futbollisti i Borussia Dortmundit pritet të largohet këtë verë, me Real Madrid dhe Manchester City gjithashtu në garë për ta marrë atë.

Barcelona është shumë afër edhe transferimit të Andreas Christensen si lojtar ilirë, pasi në qershor i skadon kontrata me Chelsean. /Telegrafi/