Telegrafi

Barcelona mund ta fitojë titullin dhe Kupën e Mbretit këtë javë

BARCELONA, SPAIN - APRIL 14: FC Barcelona players celebrate after their teammate Samuel Umtiti scored their team's second goal during the La Liga match between Barcelona and Valencia at Camp Nou on April 14, 2018 in Barcelona, Spain. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Duke e fituar një pikë me Celta Vigon,të martën në mbrëmje, Barcelona është afër që të fitojë dy trofetë vendor.

Trofeu i parë mund të vijë që të shtunën, ku Barcelona do të takohet me Sevillan në Wanda Metropolitano, për Kupën e Mbretit.

Nëse rezultatet shkojnë si duhet për Barcelonën, atëherë trofetë do të jenë në shtëpi.

Barcelona duke festuar njërin nga golat . (Photo by David Ramos/Getty Images)

Së pari, Real Madridi duhet të humbasë me Athletic Bilbaon në Santiago Bernabeu (sot), duke e larguar nga gara skuadrën e vendit të tretë në garën për La Liga.

Barcelona duhet të shpresojë që edhe Atletico Madrid të humbasë në ndeshje me Real Sociedadin, por edhe me Real Betis të dielën.

Barcelona . (Photo by Octavio Passos/Getty Images)

Nëse kjo ndodh atëherë Barcelona do t’i siguronte të dy trofetë në fundjavë.

Barcelona e ka shumë të vështirë që ta humb trofeun e më të mirit në kampionat, por kur do ta fitojë mbetet të shihet. /Telegrafi/