Barcelona ka pësuar humbje 3-2 nga Antwerpi në kuadër të rrethit të fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Pas vetëm dy minutash lojë, Arthur Vermeeren i kaloi vendasit në epërsi, duke ndezur atmosferën në stadium.
Por, katalunasit i barazuan shifrat në 1-1 me golin e Ferran Torres, që u asistua nga Lamine Yamal në minutën e 35-të.
⏰ HALFTIME
1⃣ Royal Antwerp (Vermeeren 2')
1⃣ Barça (Ferran 35')#AntwerpBarça pic.twitter.com/qC9BwyoLqo— FC Barcelona (@FCBarcelona) December 13, 2023
Me kaq edhe përfundoi pjesa e parë, derisa në të dytën u shënuan tri gola.
Vincent Janssen realizoi për 2-1 në minutën e 56-të, me një asistim të Alhassan Yusuf.
Por, katalunasit i barazuan shifrat në 2-2 me golin e Marc Guiu (90+1′).
💥💥 GOAL BARÇA!! MARC GUIU!! 2-2!! #ANTWERPBARÇA pic.twitter.com/usadJN99S5
— FC Barcelona (@FCBarcelona) December 13, 2023
Antwerpi nuk u dorëzua deri në sekondat e fundit dhe shënoi golin e fitores me anë të George Ilenikhena, që realizoi në minutën e 90+3-t.
Barcelona e mbyllë këtë fazë të grupeve si lidere e Grupit H me 12 pikë, aq sa ka edhe Porto, Shakhtari me nëntë dhe Antwerpi me tri. /Telegrafi/