Telegrafi

Barcelona mposht Sociedadin, kalon në gjysmëfinale të Copa del Rey (Video)

Barcelona ka fituar me rezultat të thellë 5-2 ndaj Real Sociedadit, në ndeshjen e kthimit të Copa del Rey, duke arritur të siguroj kualifikimin për në gjysmëfinale.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte thuajse e barabartë për të dy skuadrat që treguan shumë pak, por Barcelona arriti të bëj diferencën me një gol të shënuar.

Ishte mesfushori spanjoll, Denis Suarez, i cili shënoi në minutën e 17-të të ndeshjes pas asistimit nga Luis Suarez dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.

Festa e Denis Suarez pas golit të parë

Në pjesën e dytë u pa një lojë krejt ndryshe, shumë sulmuese, pasi skuadrat arritën të shënojnë edhe pesë gola të tjerë.

Të parët ishin katalunasit që dyfishuan epërsinë në minutën e 55-të, pasi Lionel Messi ishte i saktë nga pika e bardhë.

Messi duke festuar golin së bashku me bashkëlojtarët

Nuk vonoi shumë dhe Real Sociedad gjetën golin e parë të tyre, pasi në minutën e 63-të, Juanmi shënoi një gol të bukur duke paraboluar portierin për 2-1.

Por, gëzimi i tyre zgjati vetëm një minutë, pasi Luis Suarez shënoi nga afërsia për 3-1, duke mos quar dëm një asistim të Messit.

Në vazhdimin e ndeshjes, Sociedadi shënoi edhe një gol në minutën e 73-të me anë të William Jose, por Barcelona përsëri ia ktheu dhe kësaj radhe me dy gola të shpejt.

Së pari ishte Arda Turan në minutën e 81-të dhe pas tij edhe Denis Suarez, i cili shënoi golin e dytë personal në këtë sfidë dhe kjo ishte e tëra pasi ndeshja përfundoi me fitoren 4-2 të Barcelonës.

Festa e çmendur e Turanit!

Pas kësaj fitore, katalunasit sigurojnë kalimin në gjysmëfinale të Copa del Rey, pasi edhe ndeshjen e parë në udhëtim e fituan me rezultat 1-0. /Telegrafi/