Telegrafi

Barcelona mposht si mysafir Sevillan, ngjitet në pozitën e dytë në La Liga

Barcelona ka fituar si mysafir i Sevillas me rezultat 3-0 në kuadër të javës së katërt në La Liga.

Të besuarit e Xavit ishin në formë të lartë në këtë përballje, duke krijuar shumë para portës së Sevillas.

Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e 21-të, kur Raphinha nga afër shënoi me kokë për 1-0.

Nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli dytë për katalanasit, me Jules Kounde që asistoi bukur për Robert Lewandowskin që shënoi për 2-0.

Krejt në fund të pjesës së parë, Ousmane Demele kishte raste të mirë, por goditja e tij shko ngjitur me shtyllën.

Edhe pjesën e dytë e nisi shumë mirë Barcelona, duke shënuar që në minutën e 50-të, kur Kounde gjeti Eric Garcian që shënoi për 3-0.

Pas golit të tretë Barcelona kishte edhe disa raste, sidomos me Lewandowskin, por polaku nuk ishte i saktë.

Barcelona tani ka 10 pikë dhe mban vendin e dytë në La Liga, me dy pikë më pak se Real Madridi. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore