Site icon Telegrafi

Barcelona mposht me lehtësi Sevillan në shtëpi – vëmendja kalon tek Bayerni

Barcelona ka shënuar fitore me rezultat të thellë 5-1 në shtëpi ndaj Sevillës në kuadër të javës së dhjetë në elitën e futbollit italian.

Blaugranasit kaluan në avantazh në minutën e 24-të me anë të Robert Lewandowskit i cili realizoi për 1-0.

Ata nuk u ndalën më kaq dhe gjetën edhe golin e dytë pak minuta më vonë përmes Pedrit i cili në minutën e 28-të shënoi një super gol nga distanca për 2-0.

Pak minuta para përfundimit të pjesës së parë, Lewandowski (39’) shënoi golin e tij të dytë dhe të tretin për Barcelonën në këtë takim (3-0).

Në pjesën e dytë ra paksa intensiteti i lojës nga ana e vendasve, por kjo nuk do të thotë se munguan rastet për gol.

Pablo Torre ishte golashënuesi i radhës për Barcelonën duke realizuar për 4-0 në minutën e 82-të.

Krejt çfarë mund të bënin mysafirët në këtë ndeshje ishte ‘goli i nderit’ nga Stanis Idumbo që shënoi 4-1 në minutën e 87-të.

Për rezultatin përfundimtar të takimit u përkujdes Pablo Torre që realizoi për 5-1 në minutën e 88-të.

Pas javës së dhjetë Barcelona vazhdon si lider me 27 pikë të fituara, duke lënë mbrapa Real Madridin me 24 sosh.

Xhiron e ardhshme Barcelona do të udhëtojë për të luajtur El Clasicon ndaj Real Madridit, ndeshje kjo që do të luhet të shtunën me fillim nga ora 21:00./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

 

Exit mobile version