Site icon Telegrafi

Barcelona mposht edhe Dinamo Kievin, mbetet lider në grup

Barcelona ka marr një fitore të rëndësishme në shtëpi ndaj Dinamo Kievit, duke e mposhtur me rezultat 2-1 në kuadër të javës së tretë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Katalunasit e nisën shumë mirë ndeshjen pasi që fituan penallti që në minutën e pestë.

Nga pika e bardhë doli të jetë i saktë Lionel Messi, që ishte edhe goli i tretë në këtë edicion.

Edhe pse kishte raste, gola në pjesën e parë më nuk kishte.

Në pjesën e dytë Barcelona rriti epërsinë, duke shënuar me Gerard Piquen në minutën e 65-të.

https://twitter.com/KTB_006/status/1324103392168464404

Krejt çka bëri Dinamo Kiev ishte një gol i shënuar nga Viktor Tsygankov në minutën e 75-të.

Barcelona ka nëntë pikë nga tri ndeshje dhe është lider i grupit. /Telegrafi/

Exit mobile version