Luis Suarez nuk është një kundërshtar i zakonshëm për Barcelonën, pasi sulmuesi uruguaian luajti gjashtë sezone te skuadra katalanase dhe la gjurmët e tij si një nga nr 9 më të mirë, në mos më i miri, në historinë e klubit.
Për gjashtë vite, Suarez luajti gjithsej 283 ndeshje dhe shënoi plot 195 gola për “blaugranat”, duke u bërë sulmuesi i tretë më i mirë në histori të Barçës.
Këtë të shtunë do të jetë hera e parë që Suarez kthehet në “Camp Nou” i veshur me një fanellë tjetër.
Pavarësisht se është një ndeshje e rëndësishme kundër rivalit më të madh për titullin e La Ligas, në llogarinë zyrtare të klubit në “Twitter”, u postua një mesazh mikpritjeje dhe vlerësimi për sulmuesin tashmë 34-vjeçar.
“Ne ishim shokë skuadre. Sot, rivalë. Por gjithmonë miq”, shkruhet në tekst.
First teammates. Then opponents. Always friends. @LuisSuarez9 pic.twitter.com/S3AuiEjR0E
— FC Barcelona (@FCBarcelona) May 7, 2021
Barcelona dhe Atletcio Madridi ndajnë pozitat një dhe tre me 76 dhe 74 pikë. /Telegrafi/