Site icon Telegrafi

Barcelona merr fitore bindëse ndaj Valencias

Foto: FC Barcelona/Twitter

Barcelona ka fituar 4-1 ndaj Valencias në kuadër të javës së 25-të në La Liga.

Pas vetëm 23 minutash lojë, Blaugranasit kaluan në epërsi me golin e Pierre Emerick-Aubameyang, që u asistua prej Jordi Albas.

Skuadra katalunase nuk ndaloi më dhe shënoi edhe të dytin me anë të Frenkie de Jong (32’), e që u asistua prej Ousmane Dembeles.

Aubameyang u fut edhe një herë në listën e realizatorëve, duke shënuar për 3-0 në minutën e 38-të, me Gavin që ishte asistuesi.

Valencia tentoi të ngushtonte rezultatin në minutën e 41-të, me golin e Carlos Soler, por VAR-i e anuloi atë.

Në 45 minutat e dytë, Valencia shënoi për 3-1, me golin e Soler (53’) që iu pranua më në fund, e Bryan Gil ishte asistuesi.

Për të vulosur fitoren e Barcelonës u përkujdes Pedri, që vetëm pas tre minutash lojë që u inkuadrua në fushë, shënoi për 4-1 në minutën e 63-të.

Pas javës së 25-të, Barcelona gjendet në vendin e katërt me 42 pikë, ndërsa në xhiron e 26-të do të ketë punë me Athletic Bilbaon. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore
Exit mobile version