Barcelona po bën ndryshime drastike në departamentin e tyre të rekrutimit raportojnë mediat spanjolle.
Klubi katalanas sapo ka pasur mbledhjen e tyre të fundit të bordit dhe kanë marrë tashmë disa vendime.
Sipas gazetës Mundo Deportivo, një nga vendimet e bordit ishte ristrukturimi total i grupit të skautëve, të cilët shërbejnë për zbulimin e talenteve.
Me përfundimin e disa kontratave këtë verë, ai paraqet një mundësi të mirë për klubin të rikonfigurojë një pjesë të fryrë të organizatës që me sa duket nuk po tërheq peshën e saj.
Fytyrat e njohura si Andre Cury nuk do të përtërihen si skautë, megjithëse ai mund të transferohet në një pozicion tjetër në klub.
Në përgjithësi, numri dhe shpenzimet e asaj pjese të klubit do të zvogëlohen në mënyrë drastike, pasi ata kërkojnë të rikonfigurojnë me shpejtësi pasi i pret një afat unik i transferimeve të verës, pas përfundimit të sezonit të La Ligas në korrik.
Për momentin, objektivi kryesor i klubit për afatin e verës duket se është sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez, por lëvizjet e fundit synojnë të ndihmojnë klubin të zgjedhë talentë më të rinj para se të paguajë 100 milionë euro për një lojtar. /Telegrafi/