Gjiganti spanjoll, Barcelona është duke menduar të përforcohet në mbrojtje gjatë afatit kalimtar të verës.
Emri i ri në listën e klubit blaugrana është mbrojtësi gjerman Felix Passlack.
18-vjeçari llogaritet si ndër mbrojtësit më të talentuar në krahun e djathtë.
Barcelona është duke e monitoruar lojtarin dhe po mendon të dalë me një ofertë zyrtare.
Sipas medieve gjermane, kampioni aktual i Spanjës është e gatshme të ofrojë rreth 15 milionë euro.
Gjithsesi djaloshi është duke u ndjekur me kujdes edhe nga Manchester City dhe Bayern Munich. /Telegrafi/