Barcelona ka mbetur me një lojtar më pak në fushë në derbin që po e zhvillon në Camp Nou ndaj Atletico Madridit.
Skuadra katalunase ishte në ritëm të mirë ndaj rivalit të madh në ligë, por gjërat u përkeqësuan në minutën e 70-të.
Dani Alves bëri ndërhyrje të palejuar në lojtarin kundërshtar, derisa gjyqtari Jesus Gil Manzano shkoi ta shihte VAR-in.
🟥 Red card for @DaniAlvesD2 following VAR review for a foul on Yannick Carrasco. #BarçaAtleti
— FC Barcelona (@FCBarcelona) February 6, 2022
Nga aty, u mor vendimi se ishte karton i kuq për brazilianin dhe Barcelona ka mbetur me dhjetë lojtarë në fushë.
Aktualisht, katalunasit janë duke fituar 4-2 ndaj Atletico Madridit, kur po kalon minuta e 72-të. /Telegrafi/
https://twitter.com/BabbleSportsTV/status/1490366162672267272