Telegrafi

Barcelona marshon drejt titullit me fitore ndaj Osasunas

(Foto: Getty Images)

Barcelona ka marrë pikë të plota në ndeshjen e xhiros së 33-të në La Liga përballë Osasunas që u zhvillua në Camp Nou.

Katalunasit u mjaftuan me një gol të vonshëm (1-0) për të vazhduar marshimin drejt titullit të kampionit të Spanjës për sezonin 2022/2023.

Mysafirët mbetën me një lojtar më pak në minutën e 27-të kur Jorge Herrando u përjashtua me karton të kuq, megjithatë fraksioni i parë u mbyll me rrjetat e paprekura.

Goli i vetëm u realizua në minutën e 85-të, kur Jordi Alba pranoi një pasim të mirë në zonë nga Frenkie de Jong dhe u tregua i saktë.

Pas kësaj fitoreje, Barcelona ka 14 pikë më shumë se Real Madridi (pa ndeshjen e kësaj jave) dhe kur kanë mbetur edhe pesë xhiro deri në mbyllje të kampionatit po rrugëton sigurt drejt titullit.

Osasuna është pesë pikë prapa zonës evropiane dhe do të përpiqet deri në fund të sezonit që të ngritet sa më shumë në tabelë. /Telegrafi/