Telegrafi

Barcelona luan me Eibarin në udhëtim, formacionet zyrtare

Lideri aktual i La Ligas, Barcelona do të ketë një udhëtim të vështirë në javën e 24-të.

Dy barazime radhazi kanë bërë që diferenca me Atletico Madridin të ngushtohet në vetëm shtatë pikë.

Kësisoj katalunasit do të tentojnë të rikthehen te fitorja në takim ndaj Eibarit.

Skuadra vendase është në formë të lartë pasi në katër ndeshjet e fundit nuk di për humbje duke marrë tetë pikë.

Tanimë dy trajnerët kanë publikuar edhe formacionet zyrtare të kësaj ndeshje.

Formacionet zyrtare:

Eibar: Dimitrovic, Pena, Ramis, Arbilla, Cote, Inui, Diop, Garcia, Orellana, Kike, Charles.

Barcelona: Ter Stegen, Roberto, Pique, Umtiti, Alba, Rakitic, Busquets, Paulinho, Iniesta, Messi, Suarez. /Telegrafi/