Pas humbjes nga Alaves, Barcelona është këndellur duke mposhtur Leganesin si mysafirë me rezultat 5-1.
Skuadra e Luis Enriques ishte e vetëdijshme se edhe një gabim në këtë fillim do të ishte vetëvrasje për ta, që kështu iu qasën ndeshjes me seriozitet të madh.
Lionel Messi e hapi serinë golave pasi një asistimi të bukur nga Luis Suarez që në minutën e 15-të.
Nuk vonoi shumë dhe Messi asistoi te Suarez që edhe ky me portë të zbrazët shënoi për 2-0.
Në fund të pjesës së parë ishte radhe e Neymar që shënoi për 3-0. Edhe ky me gol të zbrazët pas asistimit të Suarez.
Edhe pjesën e dytë Barcelona nuk u ndal.
Neymar fitoi një penallti që u shndërrua në gol nga Messi.
Golin më të bukur për Barcelonë e shënoi braziliani Rafinha i cili gjuajti nga 25 metra për ta mposhtur portierin vendas.
Leganes arritën ta shënojnë golin e nderit me mesfushorin Gabriel i cili nga goditja e dënimit shënoi gol mjaftë të bukur. /Telegrafi/
https://twitter.com/eldoniniesta/status/777113534371098624
https://streamable.com/eh7l
https://twitter.com/BUSQXETS/status/777116391484821505
https://twitter.com/barcastuff_real/status/777118550729326592