Futbollistët e Barcelonës si duket kanë pranuar të zbresin në fushë ndaj Las Palmasit.
Klubi katalunas ka bërë kërkesë që ndeshja të shtyhet fillimisht por kjo kërkesë është anuluar nga Federata Spanjolle e Futbollit.
Kësisoj lojtar e Barcelonës kanë kërkuar nga presidenti i klubit që ndeshja të luhet pasi nuk duan t’i humbasin pikët në tavolinë.
Ndeshja pritet të luhet me dyer të mbyllura, pasi tifozët nuk do të futën në stadium për shkak të sigurisë.
Tanimë është publikuar edhe formacioni zyrtar i Barcelonës për këtë takim.
Trajneri Ernesto Valverde ka vendosur që të fillojë me formacionin më të mirë të mundshëm, përveç mungesës së Andres Iniestas.
Formacionet zyrtare:
Barcelona: Ter Stegen, Sergi Roberto, Pique, Mascherano, Jordi Alba, Busquets, Paulinho, Denis Suarez, Aleix Vidal, Messi, Suarez.
Las Palmas: Chichizola, Michel, Ximo, Lemos, Borja, Aquilani, Hernan, Viera, Tana, Oussama, Calleri. /Telegrafi/