Telegrafi

Barcelona kundërshton dizajnin e bardhë të fanellës së Nikes

Barcelona ka ndërprerë planet e Nikes për të përfshirë një dizajn të ri të fanellave të bardha për sezonin 2020/21, me sa duket për shkak të ngjashmërive me të Real Madridit.

Katalunasit kanë hedhur poshtë një dizajn të ri të fanellave të bardha që do t’i veshnin lojtarët kur janë mysafirë, sipas të përditshmes “Mundo Deportivo”.

Fanellat thuhet se janë frymëzuar nga bardha dhe e kuqja e Kryqit të Saint George, flamurit zyrtar t]ë qytetit të Barcelonës.

Megjithatë qëllimet e Nikes ishin të lartësonin mbrojtësin e qytetit, por bordi i Barcelonës nuk ishte i kënaqur me zgjedhjen e ngjyrave të krijuesit të fanellave dhe i kanë ndalur planet që të inkorporojnë dizajnin për sezonin 2020/21.

Fanellat e vitit 1992 (Diarios AS)

Interesant është blaugrant kishin veshur fanellat e bardha në vitet e 50-ta të shekullit të kaluar. Por, rivaliteti me Real Madridin u rrit gjatë dekadave të fundit dhe kjo ka bërë që reagojë klubi spanjoll.

Bluza e vetme e Barça që ka përfshirë një element të bardhë që nga viti 1950 ishin fanellat e vitit 1992 të krijuara nga Kappa.

Vendimi i kompanisë italiane të veshjeve sportive për të përfshirë një shirit të bardhë në mëngën e këmishës dhe skajshmërinë e “shorceve” shkaktuan trazira midis tifozëve të Barcelonës.

Dhe, si e tillë, është e kuptueshme që bordi i klubit nuk dëshiron të krijojë ndonjë polemikë me fansat me miratimin e dizajnit të bardhë të Nikes për 2020/21. /Telegrafi/