Klubi i futbollit i Barcelonës ka rikthyer pas medaljet që iu dha Francisco Franco në vitet e shtatëdhjeta të shekullit të kaluar.
Bordi Ekzekutiv i klubit katalunas vendosi të kthejë pas dy medaljet e nderit nga koleksioni i tyre që u ishte dhënë nga kreu i atëhershëm famëkeq i shtetit, gjenerali Franco.
Është një medalje arit që iu është dhënë me rastin e hapjes së palestrës “Palau Blaugrana” në vitin 1971 dhe një medalje për nder të ditëlindjes së 75-të të klubit sportiv.
Lajmin për mediat spanjolle e ka konfirmuar zëdhënësi i klubit katalunas, Joseph Vives.
Tërheqja e këtyre medaljeve do të konfirmohet pas votimit të aksionerëve të Blaugranave, të cilët iniciuan këtë proces.
Herën e parë që është menduar të rikthehen medaljes ishte viti 2003, kur klubi vendosi ta braktiste procesin pasi mendonin se në atë moment një veprim i tillë do të politizohej.
Ndryshe, Barcelona është një ndër klubet më të vjetra spanjolle, i cili u themelua në vitin 1899. /Telegrafi/