Telegrafi

Barcelona kryen detyrën ndaj Elches, Lewandowski shënon dy gola

Barcelona ka shënuar fitore të pritur ndaj Elches me rezultat 3-0 në kuadër të javës së gjashtë në La Liga.

Ndeshja nisi shumë mirë për Barcelonën, pasi Elche mbeti me 10 lojtarë në fushë, ku Gonzalo Verdu u ndëshkua më kartonë të kuq.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 34-të, kur Alejandro Balde pasoi te Robert Lewandowski, i cili shënoi për 1-0 nga afër.

Në minutën e 41-të, ishte Memphis Depay ai gjeti rrjetën për 2-0.

Me të filluar pjesa e dytë Barcelona arriti të shënojë edhe një herë, sërish me polakun Lewandowski.

Ai shënoi golin e dytë personal në këtë ndeshje, ndërsa të tetin në këtë kampionat, në minutën e 48-të.

Barcelona e menaxhoi rezultatin edhe pse kishte raste të tjera të rriste epërsinë.

Më këtë fitore ata janë lider me 16 pikë, një më shumë se Real Madridi që ka 15 pikë, me një ndeshje më pak. /Telegrafi/