Site icon Telegrafi

Barcelona konsideron uljen e pagave shkaku i coronavirusit

Gjigantët e La Ligës, Barcelona thuhet se po shqyrton një seri të uljes së pagave në klub, pas ndikimit në rritje të virusit Covid-19.

Katalunasit ndoqën shembullin e klubeve të tjera spanjolle në pezullimin e të gjitha stërvitjeve dhe aktiviteteve të klubit, si pjesë e pezullimit të La Ligës, të paktën deri më 4 prill.

Bordi i drejtorëve ka zhvilluar një seri takimesh elektronike ditëve të fundit, për të vlerësuar situatën dhe për të formuluar një plan për javët e ardhshme.

Lexo po ashtu Barcelona shqyrton mundësinë, lojtarëve tu ndërpriten pagat për të paktën një muaj

Sipas gazetës Mundo Deportivo, asnjë vendim nuk do të merret para fundit të javës, por ulja e pagave mund të jetë një opsion për lojtarët dhe stafin stërvitës.

Barcelona (Foto: Alex Caparros/Getty Images)

Raporti shton se skuadra e Barcelonës është e hapur për mundësinë e zvogëlimit të pagës, me të gjitha opsionet në tryezë në javët e ardhshme.

La Liga pritet të bëjë një njoftim javën e ardhshme në lidhje me kthimin e futbollit në kampionatin elitar, ku pritet të vazhdohet pezullimi edhe për disa javë. /Telegrafi/

Exit mobile version