Telegrafi

Barcelona konfirmon skuadrën dhe numrat për sezonin e ri 2017/18 (Foto)

Klubi i madh spanjoll, Barcelona ka zbuluar skuadrën dhe numrat prej 24 futbollistëve për sezonin e ri 2017/18.

Gjiganti katalunas ka bërë zyrtare skuadrën e plotë prej 24 futbollistëve që do të provojë të fitoj tituj në këtë sezon.

Në këtë listë janë përfshirë edhe transferimet e ardhura në këtë verë si Ousmane Dembele, Paulinho, Gerard Deulefeu dhe Nelson Semedo, por edhe i kthyeri të skuadër Thomas Vermaelen.

Dembele do mbaj fanellën me numër 11, Paulinho atë me numër 15, Deulofeu me numër 16, Semedo do bart numrin dy, ndërsa Vermaelen atë me numër 25.

Numrat e futbollistëve tjerë si Lionel Messi, Luis Suarez, Sergio Busquets dhe Andres Iniesta, por edhe të tjerëve kanë mbetur të pandryshuar nga sezoni i kaluar. /Telegrafi/  

Skuadra e Barcelonës për sezonin 2017/18: