Telegrafi

Barcelona konfirmon se Suarez ka lëndim në muskul

Luis Suarez u detyrua të largohej nga fusha pas vetëm 33 minutash lojë të zhvilluar në humbje e Barcelonës ndaj Athletic Bilbaos.

Blaugranasit e filluan mbrojtjen e titullit me humbje, pasi Aritz Aduriz shënoi një gol të bukur në minutën e 89-të për Baskët.

Skuadra katalunase ka konfirmuar se sulmuesi uruguaian ka pësuar lëndim në muskulin e këmbës së djathtë.

“Testet që janë zhvilluar të shtunën (17 gusht) në mëngjes dhe kanë konfirmuar se lojtari i skuadrës së parë, Luis Suarez, ka pësuar lëndim në muskuj”, thuhet në njoftimin e Barcelonës.

Lexo po ashtu Barcelonës i shtohen problemet, lëndohet edhe Luis Suarez

“Rikuperimi i tij do të tregojë për rikthimin e tij në aksion”, është thënë më tej në njoftimin e katalunasëve.

Kampioni i La Liga-së nuk e ka specifikuar se kur do të rikthehet Suarez sërish në fushë, por sipas Marca-s, uruguaiani pritet që të jetë i gatshëm pas ndeshjeve ndërkombëtare që zhvillohen në shtator. /Telegrafi/