Site icon Telegrafi

Barcelona konfirmon se Samuel Umtiti ka pësuar lëndim në stërvitje

Sanuel Umtiti ka pësuar lëndim në muskulin e këmbës së djathtë në ditën e parë të stërvitjeve.

Kjo ishte stërvitja e parë e mbrojtësit francez që kur coronavirusi suspendoi të gjitha aktivitete sportive, derisa lëndimi mund t’i pamundësojë rifillimin e këtij sezoni.

Ish-anëtari i Lyonit ka bërë vetëm 16 paraqitje deri më tani në këtë edicion, derisa ka humbur 58 ndeshje shkaku i lëndimeve që kur kaloi në vitin 2016 në Camp Nou.

Blaugranasit e konfirmuan lajmin, duke thënë se Umtiti ka pësuar lëndim në këmbën e djathtë, gjersa rikthimi i tij varet nga ditët në vazhdim.

Ende nuk është bërë e ditur se kur mund të rikthehet La Liga, mirëpo që lojtarët do të stërviten me një intensitet mesatar deri në fund të muajit maj. /Telegrafi/

Exit mobile version