Telegrafi

Barcelona konfirmon se Jordi Alba ka lënduar muskulin e këmbës së djathtë

Barcelona ka konfirmuar se Jordi Alba ka pësuar lëndim në muskulin e këmbës së djathtë.

Mbrojtësi spanjoll u lëndua në ndeshjen që Blaugranasit e fituan 2-1 ndaj Getafes në kuadër të javës së 24-të në La Liga.

Alba tentoi të vazhdonte takimin, mirëpo ndjente dhimbje në këmbën e djathtë e që u detyrua ta lëshonte fushën në minutën e 22-të.

Mbrojtësi u zëvendësua nga Junior Firpo, ndërsa pas ndeshjes katalunasit dolën me komunikatë.

Lexo po ashtu Pritja ndaj Getafes tregon se përse Ter Stegen është njëri ndër portierët më të mirë në botë

“Testet kanë konfirmuar se Jordi Alba ka lënduar muskulin e këmbës së djathtë. Ai është jashtë dhe rikuperimi do të vendos për gatishmërinë e tij”, thuhet në komunikatë.

Në ditët në vijim, mbetet të shihet se sa kohë do të mbetet jashtë fushës mbrojtësi spanjoll. /Telegrafi/